Nuk kishte ndodhur që prej vitit 1958

Futboll

Nuk kishte ndodhur që prej vitit 1958

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 11:02
Lojtarët e Italisë në vaj

"Italia, viti zero. Lotët e Buffonit dhe heshtja e San Siros vijnë si një vendim, të cilin as nuk mund t'a apelosh. Mirupafshi Rusi, nuk na kishte ndodhur që prej vitit 1958". 

Kështu e nis shkrimin e saj qendror gazeta e mirënjohur sportive italiane, "Gazzetta dello Sport". 

Skualifikimi i mbrëmshëm pasi nuk ia dolën me suedezët nuk po kapërdihet në Itali edhe për faktin se për dekada me radhë kanë qenë ata që i kanë dhënë tonin botërorëve dhe europianëve.

Tashmë ata janë hedhur për të gjetur shkakun e gjithë kësaj që ndodhi, por "Gazzetta" shkruan se fajtori nuk është vetëm trajneri dhe as ndonjë lojtar specifik, por ka të bëjë me një frymë, të cilën Italia nuk po arrin t'a gjejë, ndryshe nga ekipet e mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat