Sot në 20:45, derbi i Madridit, ‘treni’ i fundit për të mos humbur gjurmët e Barçës

Futboll

Sot në 20:45, derbi i Madridit, ‘treni’ i fundit për të mos humbur gjurmët e Barçës

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 19:23
Derbi

Wanda Metripolitano është gati për të pritur derbin e parë sezonal të kryeqytetit spanjoll, një derbi që duhet fituar me çdo kusht për të mos humbur akoma edhe më shumë terren ndaj Barcelonës që kryeson bindshëm La Ligan me 8 pikë avantazh ndaj Atleticos dhe Realit të Madridit, që në derbi luajnë edhe trenin e fundit të kreut. Ndryshe nga Los Blancos, Los Colchoneros nuk kanë pësuar humbje në këtë sezon por regjistrojnë plot 5 barazime. Ajo e kësaj të shtune do të jetë edhe një sfidë brenda sfidës mes Griezmann dhe Ronaldos, yllit francezit dhe atij portugez të cilët kanë zhgënjyer tifozët e skuadrave respektive me paraqitjet e tyre në këtë sezon.

Atletico ndryshe nga një vit më parë, këtë vit nuk bind aspak por në derbi bardhekuqtë gjithmonë kanë dhënë më të mirën e tyre, aq më tepër që këtë herë numri i tifozëve që do t’i mbështesë në shkallët e stadiumit do të jetë më i madh plot 65 mijë pasi luhet në impiantin e ri Wanda Metropolitano. Pas plot 88 vitesh në një derbi të Madridit do të jenë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë sërish dy vëllezër Lucas Hernandez dhe Theo Hernandez edhe pse të dy pritet ta nisin ndeshjen nga stoli. Bale, Kovacic, Navas si dhe me shumë mundësi edhe Carvajal do të jenë mungesat e mëdha të Realit në këtë ndeshje ndërkohë në krahun tjetër rrezikojnë të mungojnë Koke, Ferreira Carasco dhe Filipe Luis. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat