Flet psikologu për Gattuson: Mund të jetë thikë me dy presa për Milanin

Futboll

Flet psikologu për Gattuson: Mund të jetë thikë me dy presa për Milanin

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 11:43
Genaro Gattuso

Grintë dhe zemër është refreni i këtyre ditëve për të përshkruar karrierën e Gennaro Gattuso, megjithëse ai vetë kërkon që të shihen edhe aspekte të tjera. Sa mund të ndikojë karakteri në renditje, është kjo pyetja që mundohet t’i përgjigjet psikologu Vincenzo Pruneli, raporton panoramasport.

Doktor, si mund të ndikojë në skuadër karakteri i Gattusos?

Futbollistët profesionistë janë madhorë dhe, pavarësisht moshës, karakteret nuk i kanë të dobëta, pasi janë mësuar me konkurrencën dhe zakonisht i dinë detyrat e tyre. Autoriteti i trajnerit nuk është domosdoshmërish në proporcion me rendimentin e futbollistit, por shpresoj që Gattuso të më zhgënjejë në kuptimin e mirë të fjalës.

Si duhet të raportohet me ekipin pa u imponuar?

Ai ka qenë lider dhe do të jetë rrufepritës për ekipin duke i mbajtur larg kritikave mediatike. Kjo mund të ndikojë për keq në skuadër nëse lojtarët nuk kuptojnë rëndësinë e vendit ku ndodhen.

Falë karrierës a mund të jetë të paktën një shembull vendosmërie?

Sigurisht, por gjithmonë me kujdes. Kush është i fortë, mbetet i fortë dhe e njëjta gjë ndodh me të dobëtit.

Po për organikën e Milanit, ç’mendim keni?

Nga jashtë kam krijuar mendimin se janë konfuzë, por e përsëris: një lider i fortë, jo gjithmonë është vlerë e shtuar, mund të jetë edhe penalizues. Lojtarët nuk duhen marrë për dore. Nëse ndonjëri nuk ecën dot vetë, Gattuso duhet të bëjë kujdes që të mos kalojë kufirin e imponimit, por të dijë të udhëzojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat