Botërori 2018- Dalic: Nuk kemi asgjë për të llogaritur

Futboll

Botërori 2018- Dalic: Nuk kemi asgjë për të llogaritur

Nga: ATSH Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 00:05
Zlatko Dalic

Zlatko Dalic, trajner i ekipit të Kroacisë, i cituar nga agjencia kombëtare kroate Hina:

“Ne nuk kemi asgjë për të llogaritur, grupi ynë është i arritshëm, por do të jetë e vështirë. Nigeria ishte e para në grup dhe e kualifikuar pa një humbje të vetme. Eshtë një ekip i vështirë për t’u menaxhuar, por unë ende shpresoj për një rezultat të mirë”.

“Argjentinasit janë favoritë dhe nuk kemi asgjë për të humbur, mendoj se do të tregojmë forcën tonë.Ne e njohim mirë Islandën, luajtëm në të njëjtin grup dhe i mundem në Zagreb”.

Ivan Rakitiç, mesfushori i Kroacise dhe Barcelonës: “Është një grup i vështirë, por do te japim me te miren tone”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat