Interi fiton bindshëm, lider i ri në Serie A

Futboll

Interi fiton bindshëm, lider i ri në Serie A

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:52
Icardi

Interi merr kryesimin në Serie A pas fitores së thellë me rezultat 4:0 kundër Chievos nga Verona, njëherësh shfrytëzoi edhe dështimin e Napolit të javës së kaluar, kur humbi 1:0 nga Juventusi.  

 Zikaltrit e demoluan me lojë e rezultat skuadrën nga Verona dhe tani janë në krye të renditjes me 39 pikë, një më shumë se Napoli dhe dy se Juventusi.

E veçanta tjetër, Interi në 15 ndeshje ka 12 fitore e 3 tri barazime, nuk ka asnjë humbje deri me tash, duke dëshmuar superioritetin. Ivan Perishiq (23’, 57’ e 90+2’), Mauro Icardi (38’) dhe Milan Skriniar (60’) shënuan për fitoren e thellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat