Në Drenas apo Bernicë? Qeveria vendosë nesër për Stadiumin Kombëtar

Futboll

Në Drenas apo Bernicë? Qeveria vendosë nesër për Stadiumin Kombëtar

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 20:52
ilustrim

Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e radhës.

Përpos diskutimit për demarkacionin, pikë e rëndësishme e rendit të ditës do të jetë edhe vendosja e lokacionit të Stadiumit Kombëtar.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e ‘Zonës Ekonomike’ të Gllogocit si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës (MKRS)”, thuhet në deklarimin e rendit të ditës.

Një debat i madh është zhvilluar javëve të fundit në Kosovë, për vendin e ndërtimit të një Stadiumi Kombëtar, ku do t’i zhvillojë ndeshjet Kombëtarja e Kosovës në futboll.

Pasi për një kohë të gjatë ishte përmendur Prishtina si nikoqire e këtij stadiumi, habi – por edhe reagime – shkaktoi përmendja e Drenasit si vend për ndërtimin e objektit për futbollin tonë.

Por, Ministria e Sportit shoi të gjitha spekulimet për vendin e ndërtimit të stadiumit. Shefi i kësaj ministrie, Kujtim Gashi, bëri të ditur se ai do të ndërtohet në Drenas, përfundimisht.

Ndryshe nga qeveria e tanishme, presidenti aktual i Kosovës, kur ishte Kryeministër, kishte marrë vendim që Stadiumi i Kombëtares të ndërtohet në Kryeqytet.

Në mars të vitit 2014, Hashim Thaçi kishte urdhëruar Ministrinë e Sportit dhe atë të Financave të nisnin procedurat për ndërtimin e fushës më të rëndësishme sportive në Prishtinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat