Talenti kuqezi Durmishaj i jep fitoren Panioniosit ndaj Panathinaikos

Futboll

Talenti kuqezi Durmishaj i jep fitoren Panioniosit ndaj Panathinaikos

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 21:19
Durmishaj

Fiorin Durmishaj është lojtari i momentit në Superligën greke. Sulmuesi i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Shqipërisë i dha fitoren Panioniosit në Athinë, në fushën e Panathinakosit.Talenti kuqezi shënoi në të 73-ën golin që vendosi ndeshjen, vetëm 12 minuta pas aktivizimit në fushë, ku zëvendësoi sulmuesin turko-gjerman, Samed Ye?il.Me golin e shënuar, Durmishaj i dha suksesin skuadrës së tij në javën e 13-të të kampionatit, me Panioniosin që kthehet te fitorja që mungonte prej pesë ndeshjesh dhe i afrohet zonës së kupave të Europës.Për 21-vjeçarin që është shndërruar në një prej shpresave më të mëdha të futbollit shqiptar ky ishte goli i tretë sezonal në Superligë, pas atyre përballë ekipit të Korfuzit dhe Olympiakosit të Pireut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat