Carlo Ancelotti rikthehet në Londër

Futboll

Carlo Ancelotti rikthehet në Londër

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 08:24
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti mund të merr drejtimin e ndonjë skuadre angleze.

Kështu raportojnë mediat ishullore duke iu referuar rikthimit të italianit në kryeqytetin britanik.

Carlito do të drejtojë ndonjërën prej ekipeve të mëdha angleze, ku pritet të ketë shkarkime në fund të sezonit.

Ancelotti ka fituar në citin 2010 titullin e kampionit në ligën elitare angleze me Chelsean

Një prej tyre është edhe Chelsea, e cila thuhet se do të shkarkojë Antonio Conten nëse nuk ka suksese në kampionat apo garat evropiane.

Gjithashtu edhe Tottenham Hotspur mund ta ndryshojë trajnerin pasi që Mauricio Pochetino në fund të sezonit shihet si pasardhës i Zinedine Zidanes te Real Madridi.

Gjithashtu 58-vjeçari nuk përjashtohet të jetë trajner i Liverpoolit, ku Jurgen Klopp përfolet si pasardhës i Jupp Heynckesit te Bayern Munich.

Kjo e fundit para disa muajve kishte shkarkuar pikërisht italianin shkaku i mosmarrëveshjeve me lojtarët bavarezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat