Valencia, Manchester United dhe PSG në garë për yllin e Interit

Futboll

Valencia, Manchester United dhe PSG në garë për yllin e Interit

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 14:43
Joao Mario

Mediat portugeze raportojnë se Jao Mario dëshiron të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit, me Valencian, Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germainin si kandidatë të mundshëm për transferimin e tij.

Mesfushori portugez nuk po ka minutazhë në skuadrën e Luciano Spallettit deri tani këtë sezon.

Corriere dello Sport raporton se Valencia është e gatshme ta transferojë atë në janar si huazim me obligim për ta blerë në fund të sezonit.

Alternativa tjera për të janë Paris Saint-Germain dhe madje Manchester United, i cili kushton 40 milionë euro, aq sa u ble nga Interi prej Sporting CP dy vite më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat