Udinese thyen “mitin” Inter, zikaltrit pësojnë humbjen e parë

Futboll

Udinese thyen “mitin” Inter, zikaltrit pësojnë humbjen e parë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 16:59

Duhej të vinte java e 17-të e Serisë A që Interi të pësonte humbjen e parë në kampionat. Udinese theu “mitin” zikaltër që kishte ndërtuar Luciano Spalletti në këtë sezon me një fitore me shifrat 3-1 brenda në San Siro.

Për Massimo Oddon kishte fitorja e 4-t në stolin e bardhezinjëve nga Friuli në po aq takime në të gjitha kompeticionet. Interi luajti vetëm për një pjesë loje sepse më pas zikaltërve u mbaruan energjitë me Udinesen që bëri ligjin në La Scalan e futbollit, stadiumin mitik San Siro.

Në minutën e 14-të pas një gabimi të Santon që në markim Lasagna i shpëtoi mbulimit të Mirandës duke ndëshkuar, Handanovic. Por nuk kaluan shumë sekonda dhe milanezët gjetën golin e barazimit me kapitenin Icardi që shfrytëzoi krosimin perfekt të Candrevës. Minutat e mbetura të pjesës së parë floën të gjitha për Interin por portieri Bizarri dhe pasaktësia e lojtarëve zikaltër në finalizim bëri që në pushim dy skuadrat të shkonin në barazim 1-1.

Në pjesën skuadra e Spallettit e uli shumë ritmin dhe pas një gabimi tjetër të Santon që ndali me dorë një krosim të Widmer gjyqtari Mariani me ndërhyrjen e VAR, akordoi 11-metërsh për miqtë, penallti që u kthye në gol nga De Paul.

Në minutën 77-të Barak shuajti shpresat e vendasve për të dalë me pikë nga kjo sfidë me golin e 1-3 që solli edhe humbjen e parë të Interit në Serinë A. Të kota përpjekjet e zikaltërve për të bërë diçka deri në fund pasi Udinese u mbrojt mirë duke ruajtur avantazhin e dy golave dhe duke u larguar me 3 pikë nga San Siro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat