Binaku kalon te Malmo, Berisha vazhdon me Melbournen

Futboll

Binaku kalon te Malmo, Berisha vazhdon me Melbournen

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 10:08
Egzon Binaku

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në fillim të afatit kalimtar të janarit, por futbollistët shqiptarë kanë nisur të ndryshojnë skuadra tashmë.

Është Egzon Binaku mbrojtësi i krahut të majtë që të mërkurën ka kompletuar kalimin te Malmo, skuadra më e madhe suedeze. Te Malmo 22-vjeçari ka kaluar nga skuadra tjetër suedeze, Hacken. Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2021.

Binaku për ekipin e parë të Hackenit luan prej vitit 2014. Kaloi një periudhë te Ljungskile i huazuar, ndërsa shpërthimin e vërtetë te Hackeni e përjetoi këtë vit.

Pas paraqitjeve të mira në kampionatin suedeze, Binaku kaloi te Malmo. Ai në verë luajti në Evropianin U-21 për Suedinë. Me Malmon do të bashkohet më 8 janar, në përgatitje për edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat