Real Madrid – Barcelona, Valverde tregon emrin e skuadrës favorite

Futboll

Real Madrid – Barcelona, Valverde tregon emrin e skuadrës favorite

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 16:23
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk beson se skuadra e tij është favorite në përballjen ndaj Real Madridit.

Nesër duke filluar nga ora 13:00, Barcelona në cilësinë e mysafirit e zhvillon derbin e javës në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Real Madridit, kampionëve në fuqi të La Ligas.

“Unë nuk mendoj se ne jemi favoritë”, ka deklaruar Valverde në konferencën për shtyp.

“Renditja në ligë ndoshta është e një rëndësie të vogël në këto ndeshje, sepse janë ndeshje shumë të veçanta”.

“Ka të bëjë me tensionet mes ekipeve, ata kanë epërsinë e vendasve, gjë që është shumë e rëndësishme. Kështu, nuk mund të them se ne jemi favoritë, jo”, ka shtuar 53 vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat