Buffon: Me Juven nuk gabon asnjëherë

Futboll

Buffon: Me Juven nuk gabon asnjëherë

Më: 2 janar 2018 Në ora: 12:04
Buffon e Donnarumma

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta Dello Sport”, portieri legjendar i Juventusit dhe Italisë, Gigi Buffon, ka pranuar se largimi nga sporti nuk ka për të qenë aspak i lehtë për të. “Asnjë futbollist nuk ka dëshirë të largohet, por… Por jam i qetë, pasi kam ardhur në një etapë të rëndësishme të jetës time. Të kalosh këtë moment me një qetësi të tillë brenda vetes është vërtet fantastike”, tha portieri juventin.

Por kush do të jetë pasardhësi i tij në portën italiane? Nuk ka asnjë dyshim, Donnarumma, që luan me Milanin. Ndaj Buffon e fton të vijë të luajë me Juventusin në të ardhmen. “Me Juven nuk gabon asnjëherë. Nuk mund t’i jap këshilla, pasi nuk e di situatën e tij, nuk e di se si është lidhur shpirtërisht me MIlanin. Por i them dy gjëra, që të ndjekë zemrën, të luajë aty ku i rreh më shumë zemra. Këto gjëra ia kam thënë edhe në kombëtare”, tha Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat