Përplasen

Futboll

Përplasen

Më: 7 janar 2018 Në ora: 16:58
Një duel verbal zhvillohet prej kohësh mes Antonio Contes dhe Jose Mourinhos

Një duel verbal zhvillohet prej kohësh mes Antonio Contes dhe Jose Mourinhos, që tashmë shënon një tjetër raund. Pas fitores që Manchester United shënoi në FA Cup vetëm një ditë më parë portugezi bëri një deklaratë thumbuese në drejtim të italianit 48-vjeçar. Unë nuk jam akuzuar kurrë për ndeshje të trukura u shpreh Mourinho duke insinuar skualifikimin e Contes në vitin 2012. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi  i trajnerit të  Bluve të Londrës i cili e quan Mourinhon, një njeri të vogël.

“Kur ka komente të këtij niveli e të kësaj natyre, të cilat kanë si qëllim të diskriminojnë dhe fyejnë tjetrin pa ditur e njohur të vërtetën atëherë shpjegimi është se ato vijnë nga një njeri i vogël. Unë kështu e mendoj, ndoshta Mourinho ka qënë i tillë edhe në të kaluarën, i vogël në të shkuarën dhe në të tashmen dhe ndoshta do të jetë i tillë edhe në të ardhmen. Më kujtohet episodi kur ofendoi Ranierin për anglishten e tij e më pas kur u shkarkua veshi fanellën e tij, Mourinho është një njeri fals. Hipokrit!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat