Sanchez transferohet te City, nëse ndodhë kjo gjë!

Futboll

Sanchez transferohet te City, nëse ndodhë kjo gjë!

Më: 7 janar 2018 Në ora: 17:50
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez vazhdon të mbetet emri më i “nxehtë” i këtij afati kalimtar.

Të qenit në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Arsenalin, ka bërë që Sanchez të përflitet për të ardhmen e tij, teksa kërkohet me ngulm nga Manchester City.

Pep Guardiola është i gatshëm t’ia ofrojë Arsenalit deri në 30 milionë euro për Sanchezin këtë afat kalimtar.

Arsenal do të konsiderojë këtë ofertë sipas medieve në Angli, për të evituar largimin falas të kilianit.

Me paratë nga shitja e Sanchezit, do të tentohet transferimi i Riyad Mahrezit të Leicester Cityt, që po ashtu po kërkohet edhe nga Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat