Edhe një përforcim tjetër i Barcelonës

Futboll

Edhe një përforcim tjetër i Barcelonës

Më: 7 janar 2018 Në ora: 19:25
Mina

Tjetër goditje e Barcelonës në merkato pas zyrtarizimit të blerjes se Philippe Coutinhos nga Liverpooli për 160 milionë euro. Mësohet se klubi “blaugrana” është vetëm një hap larg futbollistit Yerry Mina.

Mbrojtësi kolumbianin do të mbërrijë në Katalunjë nga Palmeirasi për 11 milionë euro. 23-vjaçari mësohet se do të udhëtojë në ditët e para të javës nga Brazili, për t’u vënë nën urdhrat e Ernesto Valverdes.

Në organikën e katalanëve, Mina do të marrë vendin që do të lirë bosh Javier Mascherano, i destinuar për për t’iu bashkuar kampionatit kinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat