Barcelona thyen rekordin e shpenzimeve të Real Madrid

Futboll

Barcelona thyen rekordin e shpenzimeve të Real Madrid

Më: 8 janar 2018 Në ora: 09:01
Ilustrim: Real Madrid dhe Baracelona

Pasi ka finalizuar blerjen e Philippe Coutinho për 120 mln euro, me 40 mln euro të tjera që do të jenë bonuse, Barcelona ka thyer rekordin e parave të shpenzuara në një sezon.

Shifra e tyre qëndron te 312.5 mln euro, duke kaluar 257.4 mln eurot e shpenzuara nga Florentino Perez dhe Real Madrid në 2009/10 kur ai bleu Cristiano Ronaldo, Kaka dhe të tjerë.

Është një shifër kontroverse, duke parë që Paris Saint-Germain do ta kishin kapërcyer shifrën e katalanasve nëse transferimi i Kylian Mbappe do të ishte përfshirë në shpenzimet e sezonit aktual.

Por për të shmangur penalizimet e Fair Play Financiar, marrëveshja është në formën e huazimit me një blerje të detyruar 150 mln euro, e cila do të aktivizohet në fund të sezonit.

Prandaj, PSG ka shpenzuar vetëm 238 mln euro këtë sezon, pothuajse e tëra për Neymar.

City i Pep Guardiola-s nuk është shumë larg, me 249.3 mln eurot e shpenzuara që e kanë ngjitur në krye të Premier League.

Shpenzimet e Barça-s kanë qenë kryesisht për dy lojtarë, Coutinho dhe Dembele (105 mln euro), por edhe Paulinho (40 mln euro), Semedo (30.5), Deulofeu (12 mln euro) dhe Santos (5 mln euro) kanë rritur shifrën totale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat