Dita e Coutinhos, kryen testet mjekësore. Në mesditë prezantohet në ‘Camp Nou’

Futboll

Dita e Coutinhos, kryen testet mjekësore. Në mesditë prezantohet në ‘Camp Nou’

Më: 8 janar 2018 Në ora: 10:35
Philippe Coutinho

Sot është dita e Coutinhos i cili do të prezantohet në “Camp Nou”.

Sulmuesi brazilian ka në orën 08:05 të mëngjesit ka mbërritur në spitalin e Barcelonës për të kryer testet mjekësore, shkruan “Mundo Deportivo”.

Në orën 12:30, ai do të hedhë të zezën mbi të bardhë në zyrat presidenciale, teksa në orën 13:00 do të prezantohet në dhomat e stadiumit, për të zbritur në fushë në ora 13:45 me fanellën e Barcelonës, të cilën do ta veshë për herë të parë.

“Mister 160 milionëshi” do të jetë pjesë e Barcelonës për 5 vjet e gjysmë respektivisht deri në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat