Lichaj: Gruaja ime më tha nëse shënon 3 gola gjatë vitit...

Futboll

Lichaj: Gruaja ime më tha nëse shënon 3 gola gjatë vitit...

Më: 8 janar 2018 Në ora: 11:46
Lojtarët e Nottingham Forestit

Nottingham Foresti i befasoi të gjithë ne FA Cup teksa eliminoi Arsenali, duke e mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

Pa dyshim heroi i triumfit të sotëm ishte mbrojtësi amerikan, Erik Lichaj, i cili realizoi 2 gola. Në minutën e 64-të, vendasit morën një 11-metërsh dhe Lichaj kërkoi me ngulm që ta gjuante ai, por nuk u lejua nga mesfushori 18-vjeçar Brereton.

Në deklaratën pas ndeshjes, mbrojtësi tregoi edhe arsyen e dëshirës së madhe për të shënuar golin e tretë personal.

“Gruaja ime më tha nëse shënon 3 gola gjatë vitit unë do mund të mbaja një qen, ja pse doja të gjuaja penalltinë, por Brereton më tha të largohesha”, u shpreh Lichaj pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat