Rrëmujë te Reali

Futboll

Rrëmujë te Reali

Më: 8 janar 2018 Në ora: 12:14
Marcelo

Marcelo pranoi se Real Madridi është i trishtuar dhe ndihet i dobët pas distancimit me 16 pikë nga udhëheqësit e La Liga-s. Tashmë, Barcelona duket e arratisur nga rivalët e përjetshëm, “Los Blancos”. Kampionët në fuqi të Spanjës dhe sezoni i tyre vazhdoi keq të dielën, teksa barazuan 2:2 me Celta Vigo, shkruan telesport. Gareth Bale shënoi dy herë, për të anuluar “hapjen” e Daniel Wass dhe për t’i dhënë Real Madridit epërsinë para gjysmës së kohës. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për madridasit, sepse Celta barazoi në minutën e 82-të me Maxi Gomez. “Ne jemi të trishtuar dhe të zhytur, – tha më pas Marcelo.

– Po përpiqemi të dalim nga kjo rrëmujë dhe po punojmë për ta bërë këtë, sepse nuk na pëlqen aspak. Është e vështirë, sepse sa më shumë ndeshje barazon, ose humbet, aq më shumë rritet presioni. Ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër. Po bëjmë atë që mundemi, përpiqemi të luajmë futboll të mirë, të shënojmë gola dhe ta qarkullojmë topin, por kjo nuk po na shpërblen”.

Real Madridi, i cili është “i pafytyrë” në katër ndeshjet e fundit të La Liga-s, janë të katërtit në klasifikimin aktual të kampionatit spanjoll, prapa Atletico Madridit dhe Valencias. “Nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të tregosh fytyrën tënde më të mirë dhe të luftosh, – vazhdoi braziliani. – Lufto dhe jep më të mirën, që të mund të fitosh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat