Skënderbeu, gati firma me sulmuesin e Apolonisë

Futboll

Skënderbeu, gati firma me sulmuesin e Apolonisë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 16:36
Futbollistët Skënderbeu

Skënderbeu pritet të zyrtarizojë një tjetër goditje në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për sulmuesin e Apolonisë, Blerim Krasniqi, i cili pritet të bashkohet me ekipin korçar brenda këtyre ditëve. Burime nga klubi juglindor bëjnë me dije për TeleSport se dy klubet kanë arritur akordin në parim dhe pritet vetëm që klubi fierak t`i japë lejkalimin lojtarit dhe më pas sulmuesi 21 vjeçar të firmosë dhe kontratën me klubin e ri.

Nëse gjithçka shkon sipas marrëveshjes, Blerim Krasniqi pritet të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Skënderbeun për tre vite e gjysëm. Ndërkohë në ekipin korçar janë duke u testuar dhe disa lojtarë të tjerë, kryesisht të huaj, por që për ta nuk ka asgjë konkrete pasi janë vetëm në provë.

Sakaq pritet që midis klubit të Skënderbeut dhe sulmuesit Martin Nespor të zgjidhet kontrata pasi sulmuesi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Daja. Lajmi për huazimin e Bruno Lulaj te Laçi pritet të mos jetë i vërtetë pasi lojtari, edhe pse u la në Shqipëri për shkak se vijon rikuperimin nga një dëmtim, do të jetë në planet e klubit edhe për pjesën tjetër të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat