100 milionë, pak për Belottin

Futboll

100 milionë, pak për Belottin

Më: 8 janar 2018 Në ora: 16:43
Andrea Belotti

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo thotë se klauzola e lirimit prej 100 milionë eurosh e Andrea Belotti do të jetë e ulët nëse sulmuesi i kthehet normës së shënimit të lartë të golave.

Reprezentuesi italian qëndroi në Torino gjatë verës sepse asnjë klub nuk ishte në gjendje të ofronte 100 milionë eurot për sulmuesin.

Cairo beson se transferimi prej 160 milionë eurosh i Philippe Coutinhos në Barcelonë nga Liverpooli e bën shumë të lirë Belottin.

“Jam i lumtur që e mbajta sepse ishte një lloj pakti, që ai e kishte bërë edhe me tifozët”, është shprehur Cairo.

“Çmim i ekzagjeruar për italianët? Është tregu që i dikton çmimet. Nëse Coutinho shitet për 160 milionë euro, atëherë nëse Belotti i kthehet formës së zakonshme, atëherë klauzola e tij do të jetë e ulët”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat