Nimaga sherr në miqësoren e Skënderbeut, gjendje e tensionuar në Turqi

Futboll

Nimaga sherr në miqësoren e Skënderbeut, gjendje e tensionuar në Turqi

Më: 8 janar 2018 Në ora: 16:58
Pamje nga një ndeshje

Skënderbeu i nisi me humbje përgatitjet që po zhvillon në Antalia të Turqisë, teksa u mund me shifrat 3:0 në miqësoren e parë me Bursasporin.

Siç ndeshja nuk shkoi mirë për korçarët, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Bakari Nimagën. Mesfushori i Skënderbeut goditi pa dashje një prej futbollistëve të Bursasporit, i cili edhe pse u rrëzua në tokë momentin e parë, u ngrit më pas për t’u konfrontuar me Nimagën, raporton panoramasport.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i futbollistit të Skënderbeut, ku të dy nuk i kursyen goditjet mes njëri-tjetrit. U desh ndërhyrja e stafeve dhe lojtarëve të të dy ekipeve, që situata të normalizohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat