Milan prezanton sponsorin e ri nga Azia

Futboll

Milan prezanton sponsorin e ri nga Azia

Më: 8 janar 2018 Në ora: 17:15
Pamje pas marrëveshjes

Milan ka firmosur një marrëveshje shumëvjeçare sponsorizimi me kompaninë e basteve Vwin, një tjetër shenjë e angazhimit në tregun aziatik.

Vwin do të jetë partneri zyrtar regjional, duke punuar me klubin në vendet aziatike për të nisur fushatë marketingu, dhe është versioni aziatik i Bwin, që ka qenë pjesë e logos së Kuqezinjve nga 2006 deri 2010.

“Jemi të lumtur të bashkëpunojmë me AC Milan,” shprehet shefi i Vwin Eric për faqen zyrtare të klubit.

“Jam i bindur se ky do të jetë një partneritet i suksesshëm për të dyja palët. Po presim me padurim të kalojmë së bashku të ardhmen.”

Ndërsa COO i Milan Giorgetti shton: “Jemi krenarë të mirëpresim Vwin, liderin e basteve online në territorin aziatik. Vwin është partneri ynë i parë regjional nga Azia.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat