Figo: Ky është klubi më i madh në botë!

Futboll

Figo: Ky është klubi më i madh në botë!

Më: 8 janar 2018 Në ora: 17:50
Luis Figo

Luis Figo ka komentuar vitin 2017 të Real Madridit, në të cilin vit fitoi pesë trofe.

Legjenda portugeze, ka deklaruar se Real Madrid vitin e kaluar ka pasur vitin më të mirë në histori të klubit, teksa ka shtuar se ata kanë forcën për të fituar për të tretën herë radhazi këtë trofe, diçka që nuk e ka bërë asnjë skuadër.

“Viti i kaluar për Real Madridin ka qenë më i mirë në aspektin e titujve”, ka deklaruar Figo

“Pesë tituj në një vit, është diçka e mahnitshme. Natyrisht, në futboll nuk mund të fitosh çdo herë, por Real Madridi është klubi më i madh në botë”.

“Ata gjithmonë punojnë për t’u bërë më të fortë, dhe me siguri do të bëjnë diçka në tregun e transferimeve në janar, për t’u përforcuar e për të arritur qëllimet e tyre, për të fituar Ligën e Kampionëve dhe çdo garë tjetër ku është e mundur”, ka shtuar Figo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat