Tare kryen transferimin e parë, afron në skuadër ish-mbrojtësin e Juventusit

Futboll

Tare kryen transferimin e parë, afron në skuadër ish-mbrojtësin e Juventusit

Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:12
Tare

Skuadra e Lazios po mendon seriozisht të kapë vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, duke bërë përforcime në repartin ku ka nevojë më së shumti.

Skuadra nga kryeqyteti italian përmës sajtit zyrtar të klubit ka bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratë me mbrojtësin uruguaian, Martin Caseres, i cili deri tash ishte lojtar i Hellas Verona.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka meritat kryesore për këtë operacion. Caceres më parë ka laujtut për Juventusin, me të cilën skuadër është shpallur kampion i Italisë dhe ka përvojë të madhe në Serie A.

Kontrata me Caceres është njëvjecare me mundësi të rinovimit, derisa uruguaiani do të jetë në dispozicion të Inzaghit që në ndeshjen e radhës ndaj Chievo Veronës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat