Caceres transferohet te skuadra e njohur italiane

Futboll

Caceres transferohet te skuadra e njohur italiane

Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:34
Caceres

Lazio ka shpallur zyrtarisht blerjen e ish-lojtarit të Juve-s Martin Cacere-s nga Verona. Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare.

Lojtari i përfaqësueses uruguaiane po mundohet të rindërtojë karrierën e tij që nga sezoni i fundit te Juve ku shumicën e kohës ka qenë i dëmtuar, duke u larguar nga klubi në fund të sezonit 2015/16.

Kaceres bëri një paraqitje gjatë qëndrimit të shkurtër te Southampton vitin e kaluar, përpara se të shkonte te Verona, ku luajti 14 ndeshje duke shënuar tre gola në Serie A.

30-vjeçari tani do të luftojë për titullin kampion, me Lazio që është gati t’i zgjasë qëndrimin. Skuadra kryeqytetase është 11 pikë larg kryesuesve të Napolit për momentin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat