FC Shkupi ka filluar stërvitjet në stadium me bari artificial

Futboll

FC Shkupi ka filluar stërvitjet në stadium me bari artificial

Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:42
Pamje nga stërvitjet

Skuadra e FC Shkupi nga sot ka filluar stërvitjet në stadium me bari artificial në Gjorçe Petrov. Në një atmosferë shumë pozitive dhe të buzëqeshur të gjithë futbollistët ishin në stërvitjen e sotme, ku trajneri Ardian Nuhiu me stafin e tij punuan në disa faza, duke filluar që të rrisin edhe ritmin e punëve.

Të kujtojmë se FC Shkupi para nisjes për në Antalia të Turqisë, do të luajë dy kontrolluese, fillimisht me 14 janar do të luajë me moshat e reja të ekipit tonë, ndërsa data e rezervuar për ndeshjen tjetër është 18 janari, ndërsa është në kërkim edhe të kundërshtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat