“Merkato e droguar, Bonuçi nuk shitet!”

Futboll

“Merkato e droguar, Bonuçi nuk shitet!”

Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:53
Bonucci

Mirabelli blindon Bonucci që shënoi golin e tij të parë me fanellën e Milan ditën e shtunë në fitoren minimale, 1-0 të kuqezinjve ndaj Crotone. “Bonucci nuk është në shitje. Kemi marrë shumë futbollistë duke bërë sakrifica dhe është qëllimi ynë që të vazhdojmë përpara me ata. Një skuadër nuk ndërtohet kurrë në vetëm një merkato, kemi një moshë mesatare të ulët. Kur flitet për blerje, nevojitet të kujtojmë edhe se sa kemi shitur”, deklaroi Mirabelli. 

“Merkato është droguar, shifrat që qarkullojnë janë marramendëse. Ne kemi blerë futbollistë me çmimin e duhur dhe vlera e tyre ka mbetur e njëjtë. Merkato u bë edhe me rinovimet e Cutrone, Donnarumma, Calabria, futbollistë që vlejnë shumë”, vijoi Mirabelli, i cili pranon se Milan kaloi një periudhë të vështirë, por është entuziast për fillimin e mbarë të vitit të ri 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat