Zidane: Presioni i jashtëm nuk më prek

Futboll

Zidane: Presioni i jashtëm nuk më prek

Më: 9 janar 2018 Në ora: 10:47
Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ndjen se arritjet e tij si lojtar nuk u japin mbrojtje gjigantëve të La Liga-s, duke këmbëngulur se ai nuk do të ishte në klub për 10 vjet. Zidane, i cili e ka drejtuar Real Madridin në fitimin e dy titujve të “Champions League” dhe një kurore në La Liga, është nën presion në “Santiago Bernabeu”. “Los Blancos” kanë mbetur 16 pikë pas liderëve dhe rivalëve të Barcelonës, pasi kanë fituar 9 nga 17 ndeshjet e kampionatit. Zidane, i cili ka qenë trajner që nga janari 2016, tha se ai e kuptonte se do të kishte kohë të kufizuar në krye të Real Madridit. “Zinedine Zidane nuk është më një lojtar te Real Madridi. Si i tillë, Zidane nuk ekziston më, – tha ai për “France Football”.

– Tani flasim për Zinedine Zidane si trajner, që të ndërtojë një karrierë të re. Nuk jam i mbrojtur nga ajo që kam bërë si lojtar në këtë klub. E di që një ditë puna e trajnerit do të përfundojë te Real Madridi, prandaj jap maksimumin dhe bëj gjithçka që mundem për të qenë i suksesshëm. Unë i them vetes: nëse kam 10 ditë këtu, atëherë do t’i jetoj ato 10 ditë deri në maksimum. Nëse është 6 muaj, unë do t’i jetoj ato 6 muaj deri në maksimum. Nuk mendoj përtej kësaj. E di që nuk do të qëndroj trajner i Real Madridit për 10 vjet”. Real Madridi është në formë të diskutueshme në La Liga, duke mos fituar tri nga katër ndeshjet e fundit të kampionatit, për të qenë i katërti në tabelën e klasifikimit. Por, Zidane, i cili fitoi La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve si një lojtar me Real Madridin, tha se aftësia e tij për të injoruar çdo presion të jashtëm ishte vendimtare.

“Presioni i jashtëm nuk më prek, kam mbërthyer një mburojë rreth vetes sime, asgjë nuk më shqetëson, – shtoi ai. – Unë kam shumë përgjegjësi si trajner i Real Madridit, por kur të kthehem në shtëpi, e stakoj trurin. E di se shumë trajnerë nuk janë në gjendje të heqin mendjen nga puna, por e kam këtë aftësi. Unë shkoj në shtëpi dhe bashkohem me bashkëshorten time, ose me djemtë e mi, dhe shkoj të shoh ndonjë shfaqje, ose të ha darkë. Unë e ndërpres veten time nga puna, sepse kjo është themelore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat