Studimi i CIES: Neymar futbollisti më i shtrenjtë në botë

Futboll

Studimi i CIES: Neymar futbollisti më i shtrenjtë në botë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:54
Neymar

Futbollisti brazilian lë prapa yjet e tjerë të mëdhenj të futbollit.

“CIES Football Observatory” ka publikuar listën e 100 futbollistëve me vlerën më të lartë në tregun e lojtarëve, duke u bazuar në 9 kritere, ndër më kryesoret mosha, paraqitjet, eksperienca ndërkombëtare dhe kontratat me klubet.

Braziliani Neymar rezulton futbollisti me vlerën më të lartë 213 milionë euro që është e përafërt me shifrën të cilën PSG e bleu nga Barcelona për 222 milionë euro.

Pas tij vjen Lionel Messi me vlerë prej 202.2 milionë eurove, kurse i treti është befasia Harry Kane që vlerësohet 194.7 milionë.

Futbollisti i katërt më i shtrenjtë konsiderohet Kylian Mbappe i përcjellë nga Paulo Dybala. Në top 10-she rendinte Dele Alli, De Bruyne, Romelu Lukaku, Griezmann dhe Paul Pogba.

Në mesin e futbollistëve më të shtrenjtë mungon Cristiano Ronaldo, që në bazë të këtij studimi klasifikohet në vendin e 49-të, për shkak të moshës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat