City bën gati ofertën për Chiellinin

Futboll

City bën gati ofertën për Chiellinin

Më: 9 janar 2018 Në ora: 17:29
Giorgio Chiellini

Manchester City raportohet se është duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini.

“Qytetarët” janë të interesuar që gjatë janarit të përforcohen me një mbrojtës dhe së fundmi janë lidhur me një transferim të Jonny Evansit dhe Harry Maguire.

Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola është duke menduar për transferimin e një mbrojtësi jashtë ligës angleze dhe sipas “Tuttosport”, Chiellini është në mesin e synimeve të spanjollit.

Mbrojtësit italian i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe këtë situatë është duke menduar ta shfrytëzojë City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat