Befason Kane: Qëndroj te Tottenhami vetëm nëse ndodhë kjo!

Futboll

Befason Kane: Qëndroj te Tottenhami vetëm nëse ndodhë kjo!

Më: 9 janar 2018 Në ora: 17:42
Harry Kane

Sulmuesi i londinezëve ka thënë që e vetmja mënyrë që ai të mbetet në skuadër, është nëse kjo e fundit fillon të fitojë trofe.

Harry Kane frikëson klubin e Tottenhamit.

Sulmuesi i londinezëve ka thënë që e vetmja mënyrë që ai të mbetet në skuadër, është nëse kjo e fundit fillon të fitojë trofe.

“Bisedimet nuk kanë nisur dhe nuk ka një datë të caktuar për një gjë të tillë”, deklaroi Kane.

“Unë e kam thënë gjithnjë se klubi duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe ne duhet të nisim të fitojmë trofe. Për sa kohë klubi e bën këtë, atëherë unë jam i lumtur këtu”, shtoi ai.

Kane kërkohet me ngulm nga Real Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat