Prijësit e FFSHGJ-së vizituan FFK-në

Futboll

Prijësit e FFSHGJ-së vizituan FFK-në

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:02
Prijësit e FFSHGJ-së vizituan FFK-në

Prijësit e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Ruzhdi Statovci, kryetar, Enver Muzliukaj, nënkryetar e Miftar Dragidella, menaxher, vizituan Fedetatën e Futbollit të Kosovës. Ata u pritën nga krerët e saj, Fadil Vokrri, kryetar, Agim Ademi, nënkryetar dhe Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm.
Mysafirët nga Gjermania përgëzuan mikpritësit për të arriturat që futbolli i Kosovës i arriti kohëve të fundit, si pranimi ne UEFA e FIFA. Poashtu i falënderuan ata për bashkëpunimin e ndërsjell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat