Messi i Kosovës

Futboll

Messi i Kosovës

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:18
Zhegrova

Një numër i madh i talenteve të futbollit një ditë synojnë të jenë si argjentinasi Lionel Messi. Ndër ta është edhe Edon Zhegrova. Ai është i bekuar me një talent të jashtëzakonshëm, ndërsa në media e quajnë Lionel Messi i Kosovës.

Kështu fillon shkrimi i “Goal.com” i edicionit gjerman për Edon Zhegrovën.

Kur ishte 12 vjeç, ia ishte zgjedhur si lojtari më i mirë në kampin e mbajtur nga Ac Milan në Kosovë.

Tani 18 vjeç, Zhegrova luan te klubi i njohur belg KRC Genk, ka lindur në Bielefeld të Gjermanisë, ku kishte migruar familja e tij shkaku i luftës, për tu kthyer përsëri në Kosovë, si dy vjeç.

Gazetat në Belgjikë e quajnë ‘Messi i Kosovës’. “Jam i ngazëllyer për aventurën time këtu. Ëndrra ime është Barcelona”, ka thënë Zhegrova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat