Carabao Cup: City përmbys në fund me Aguero-n

Futboll

Carabao Cup: City përmbys në fund me Aguero-n

Më: 9 janar 2018 Në ora: 22:57
Ilustrim

City filloi që nga sekonda e parë të dominonte ndeshjen por e kishte të vështirë të krijonte mundësi të pastra për të shënuar dhe kjo për shkak se vizitorët rrinin shumë të tërhequr prapa dhe lëviznin si një trup i vetëm duke mos lejuar asnjë top të shkojë te portieri.

Të gjitha goditjet e Qytetarëve në 25 minutat e para ishin nga distanca dhe përplaseshin te bllokada e mbrojtësve të Bristol. Silva kishte një mundësi të mirë, po ashtu edhe De Bruyne por të dy tregohen të pasaktë. Dhe surpriza erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë. Stones, i rikthyer nga dëmtimi, bën një ndërhyrje të gabuar brenda zonës duke shkaktuar një penallti që shndërrohet në gol nga Bobby Reid.

Një moment historik për miqtë. Pas pushimit City rrit presionin dhe Bristol nuk e sheh topin me sy në asnjë moment të lojës. Gjithsesi City arrin të barazojë me një aksion fantastik që nisi nga duart e portierit Bravo dhe përfundoi me kombinimin brenda zonës të De Bruyne dhe Sterling, me belgun që shënoi golin me shumë klas. Në minutat në vazhdim rastet nuk munguan por goli erdhi në minutën e fundit të takimit me Aguero i cili kishte 20 minuta që ishte futur në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat