Emery ndëshkon Cavanin dhe Pastoren

Futboll

Emery ndëshkon Cavanin dhe Pastoren

Më: 10 janar 2018 Në ora: 15:39
Emery ndëshkon Cavanin dhe Pastoren

Edison Cavani dhe Javier Pastore u rikthyen me vonesë nga pushimet, por kjo ka sjellë pasoja për ta.

Trajneri i PSG-së, Unay Emery ka vendosur t’i lërë jashtë grumbullimit për ndeshjen e Kupës së Francës që të 2 futbollistët, si masë ndëshkimore për shkeljen e disiplinës dhe urdhrit të klubit.

Ende nuk është konfirmuar, por mediet franceze raportojnë se klubi pritet t’i ndëshkojë futbollistët edhe me nga një gjobë të majme, për të shmangur njëherë e mirë këtë fenomen.

E ndërsa Cavani u vonua vetëm 2 ditë, me e shpjegueshme është vonesa e Pastores, që e ka pranuar publikisht se dëshiron të largohet nga PSG-ja në janar. Vonesa prej 5 ditësh në grumbullim, duket se është një sinjal që argjentinasi i ka dërguar klubit francez, që të negociojë shitjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat