Abidal: Messi mu lut mos i çoja më video - Bota Sot
Abidal: Messi mu lut mos i çoja më video

Futboll

E enjte, 18 janar 2018

Abidal: Messi mu lut mos i çoja më video

Më: 10 janar 2018 Në ora: 15:42
Ilustrim

Eric Abidal i ka rikthyer edhe një herë ato momente kur e gjithë bota lutej për të. Francezi i shpëtoi dy herë kancerit dhe në të dyja rastet ishte pjesë e Barcelonës. 
Por edhe psemomentalisht është i ashqetësuar nga ajo sëmundje francezi ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes atë periudhë.
“Është një dhimbje që do ta mbaj në mend gjithë jetën. Ishte e padurueshme, si teh thike”, ka thënë Abidal për Canal+.
“Kur më tha doktori se do të operohesha, u lumturova. Është një vuajtje që nuk do t’ia uroja askujt. Isha shumë i hollë dhe para një ndeshje, e bëra një video dhe ua dërgova lojtarëve për t’i përshëndetur dhe përkrahur. E dini çka më tha Messi? Mos na dërgo gjërat të tilla më sepse po na lëndon. Unë nuk e shihja në atë mënyrë, po përpiqesha t’i inkurajoja ata, por më thonë se më shihnin si kufomë dhe se i mërziste ata”, ka shpjeguar Abidal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test