Di Francesco: Radja do të startojë ndaj Interit

Futboll

Di Francesco: Radja do të startojë ndaj Interit

Më: 10 janar 2018 Në ora: 16:01
Radja

Liga e Serie A do të pushojë deri me 21 janar, kur edhe starton pjesa e dytë e kampionatit dhe me derbin në San Siro, ku takohen Inter-Roma, dy skuadra që luftojnë për titull po ashtu edhe për një vend në Champions League. Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka konfirmuar se Radja Nainggolan do të startojë ndaj Interit me 21 janar. Belgu u dënua nga klubi romak pas humbjes 2:1 ndaj Atalantas, lojtari detyrohet t’i paguaj 100 mijë euro, kjo pasi postoi video duke pirë cigare dhe alkool për festën e Vitit të Ri. “Nuk ka probleme me Nainggolanin. Radja do të startojë ndaj Interit”, ka thënë Di Francesco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat