Skuadra shqiptare triumfoi përballë turqve

Futboll

Skuadra shqiptare triumfoi përballë turqve

Më: 10 janar 2018 Në ora: 17:29
Lojtarët e Kukësit

Skuadra shqiptare, Kukësi, triumfoi me rezultat 2:1 në ballafaqim me  Bursaspor-in, në miqësoren e futbollit që u zhvillua në Antalia.  Para dy ditëve Kukësi me rezultat identik kishte mundur Kayserispor-in nga Turqia, tani regjistroi edhe të dytën rresht dhe dëshmoi se janë në rritje të formës. 

Skuadra e drejtuar nga austriaku Peter Pacult treguan lojë të mirë ndaj Bursaspor-it.

Bursaspor-i kaloi e para në  epërsi me golin e Pablo Ballatës në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë, Kukësi tregoi lojë më energjike dhe ngadhënjeu me golat e futbollistëve Eni Imamit (65’) dhe Donjet Shkodrës (70’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat