Interi dhe Milani janë të pakënaqur

Futboll

Interi dhe Milani janë të pakënaqur

Më: 10 janar 2018 Në ora: 17:44
Stadiumi San Siro

Pas Milanit, që depozituan prishjen e kontratës me kompaninë që menaxhon stadiumin ‘San Siro’, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Interi ditën e sotme.

Të dy klubet e Milanos kanë një kontratë me kompaninë ‘M-I Stadio Srl’, që menaxhon stadiumin mitik, e cila zgjat deri në qershor të 2018-ës dhe rinovohet automatikisht nëse asnjë nga klubet nuk njofton më herët prishjen e saj.

Por si Interi, edhe Milani janë të pakënaqura me mënyrën e menaxhimit të stadiumit, që ka mbetur i vjetëruar dhe kanë dalë haptazi kundër kësaj shoqërie.

2 klubet e Milanos kanë kërkuar uljen në një tryezë edhe me Bashkinë, për të rregulluar kushtet e menaxhimit, që deri në këtë pikë, është i papranueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat