Turan nuk është më një futbollist i Barcelonës

Futboll

Turan nuk është më një futbollist i Barcelonës

Më: 10 janar 2018 Në ora: 18:49
Arda Turan

Arda Turan nuk është më një futbollist i Barcelonës. Turku ka vendosur të rikthehet në vendlindjen e tij, duke nënshkruar një kontratë me Istambul Basaksehir, skuadër që kryeson momentalisht në Superligën turke.

Këtë transferim e ka njoftuar vetë trajneri i Basaksehirit, Abdullah Avci, që shton se prezantimi i Arda do të bëhet të enjten ose të premten.

Arda Turan e nisi karrierën te Galatasaray, ku pasi shkëlqeu u transferua në Spanjë te Atletico Madrid. Edhe këtu turku spikati për 4 sezone, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës, që e mori në verën e 2015-ës.

Gjithsesi, te katalanët ai luajti vetëm 36 takime në më tepër se 2 sezone, duke shënuar vetëm 5 gola. Kohët e fundit, Arda Turan kishte mbetur jashtë planeve të trajnerit Valverde, që shpesh nuk e merrte as në stol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat