Broja përforcim i ri i Shkupit

Futboll

Broja përforcim i ri i Shkupit

Më: 10 janar 2018 Në ora: 19:19
Broja përforcim i ri i Shkupit

Skuadra shqiptare e futbollit Shkupi ka arritur blerjen e dytë të afatit kalimtar, duke sjellë në kampin bardh e kaltër talentin më të madh në rajon, por që është vlerësuar edhe ndër më të dalluarit në Evropë, pasi shumë ekipe ishin vënë pas shërbimeve të tij.

Bëhet fjalë për talentin nga Kosova, 21 - vjeçarin Rron Broja i cili tani më pas vete ka edhe një titull kampion me skuadrën e Trepçën ‘89, ku edhe ka luajtur sezonin që e kaluar. Broja është një nga mesfushorët më të talentuar dhe kapiten i kombëtares së Kosovës U-21, ndërsa me Trepçën ai kishte edhe paraqitje në ndeshjet në kuadër të Champions League. Broja ka folur për faqen zyrtare të klubit ku nuk ka hezituar të shprehë gëzimin për marrëveshjen me klubin.

“Padyshim se jam shumë i lumtur do të jem pjesë e klubit më të suksesshëm shqiptarë nga Maqedonia. Kisha dëgjuar qysh si fëmijë kur Shkupi ka luajtur me emër tjetër që është kampion i trefishtë dhe fitues i tri titujve të kupës. Andaj pa hezitim bëra zgjedhjen e duhur që të vesh fanellën e një skuadre kampione. Gjithsesi do të jetë për mua shumë me rëndësi që do të luajë edhe para një armate të madhe të tifozerisë shkupjane ‘Shvercerat’, dhe besoj se do së bashku me ekipin do arrijmë shumë suksese”, ka thënë Broja. Broja që tani më është i Shkupit, pas vete ka edhe përvojën evropiane, duke luajtur në kampionatin belg, me ekipet e SK Deninze dhe ish-kampion belg, KAA Gent. Sigurisht se Broja do të shtojë konkurrencën në mesfushën dhe sulmin e skuadrës, bëhet e ditur nga FC Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat