Mitrovicasit kërkojnë Evropën!

Futboll

Mitrovicasit kërkojnë Evropën!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2018 Në ora: 19:22
Fiton Hajdari

Një numër i madh i skuadrave kanë filluar përgatitjet për pjesën pranverore të elitës së futbollit. Disa skuadra pretendojnë titullin, ndërsa disa që të ikin nga pjesa e poshtme e renditjes. Trepça ’89 është me misionin e qartë të saj: të mbrojë titullin e kampionit. Mitrovicasit aktualisht janë në vend të shtatë me 27 pikë, ngecin për 7 sosh nga kampioni vjeshtor, Llapi nga Podujeva. ’89-shi këtë epërsi e konsideron se mund ta shkrinë dhe në fund të dalin kampionë. Sulmuesi Fiton Hajdari premton se do të jap gjithçka nga vetja në realizimin e synimeve, përkundër se e ka më së të qartë, nuk do të jetë lehtë kur dihet se, pothuajse më shumë se gjysma e elitës luftojnë për kreun e renditjes. Ai tha se, atmosfera është e mirë dhe punojnë në drejtimin e trajnerit të ri, Gugash Magani. “Atmosfera është shumë e mirë, gjithçka shkon mirë deri me tani”, tha Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”. Hajdari shprehet se edhe koha e mirë ndikon shumë që përgatitjet të shkojnë sa më mirë dhe sipas tij,  punojnë në fitnes dhe në fushë. Synimet e mitrovicasve janë që të rrisin nivelin e lojës: “Synimi ynë është që të paraqitemi sa më mirë dhe të arrijmë vendin e parë sa më shpejt, po ashtu edhe në Kupë kërkojmë finalen. Normalisht të dalim në Evropë përmes titullit apo Kupës”.  Hajdari vlerëson se shtatë pikë larg kreut nuk janë edhe shumë.

“Nuk është epërsi e madhe, sepse si kanë ikur 7 pikë, ne mund edhe t’i arrijmë ato pikë. Besoj shumë që do ta arrijmë ta shkrijmë epërsinë e 7 pikëve”, tha ai. Cilat skuadra janë në luftë për titull?...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat