Skuadra i del kundër trajnerit Zidane: Në fushë nuk futen ata që e meritojnë

Futboll

Skuadra i del kundër trajnerit Zidane: Në fushë nuk futen ata që e meritojnë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 21:50
Real Madridi

Duke parë formën e dobët që po kalon skuadra e Real Madrid, ditën e martë trajneri Zinedine Zidane deklaroi se kishte ardhur koha për të analizuar dhe për të reflektuar mbi problemet e skuadrës.

Skuadra madrilene aktualisht është në vend të katërt të renditjes dhe ka një diferencë të frikshme prej 16 pikësh ndaj Barcelona-s.

“Ishte një bisedë e nevojshme dhe objektivi ishte të dilnim me diçka nga ai takim,” shprehet Zidane pas mbledhjes së skuadrës pasi përfundoi ndeshja me Celta-n.

Zidane refuzoi t’i hynte detajeve se për çfarë u bisedua me skuadrën e tij, një mbledhje që zgjati 45 minuta, francezi apeloi që skuadra e tij të reflektonte dhe të analizonte problemet aktuale në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit ndaj PSG që është duke ardhur.

Zizoi pretendoi se skuadra do të punonte më fortë se kurrë më parë duke shtuar se kriza që ka pushtuar Los Blancos nuk ishte fizike apo mendore por një kombinim i shumë faktorëve.

“Kur një lojtar po kalon një periudhë të keqe, nuk do ta lë në baltë. Është diçka që duhet ta kalojmë të gjithë së bashku. Të gjithë e kemi fajin për këtë situatë.”

Gjithsesi, në edicionin e fundit të El Larguero, u deklarua se megjithëse klubi pretendoi se mbledhja ishte zhvilluar në palestër, Zidane mblodhi lojtarët në fushën stërvitore me dy kapitenët Ronaldo dhe Ramos që dhanë mendimin e tyre mbi situatën e vështirë.

Por edhe lojtarët e rinj kishin hapësirën e tyre për të rrëfyer shqetësimet e tyre dhe Zidane është akuzuar se nuk fut në fushë ata që e meritojnë më shumë, pra ata që stërviten më shumë në stërvitje lihen në stol dhe në vend të tyre futen yjet e skuadrës që janë jashtë forme.

Në emision mbledhjen e kanë quajtur të mërzitshme dhe pa produktivitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat