Guardiola me koment interesant për debatin Conte-Mourinho

Futboll

Guardiola me koment interesant për debatin Conte-Mourinho

Më: 11 janar 2018 Në ora: 00:09
Pep Guardiola

"Unë mendoj se ne duhet t’i eliminojmë konferencat për shtyp të trajnerëve. Do të ishte më mirë kështu".

Sherri që po zhvillohet mes Jose Mourinhos dhe Antonio Conte është komentuar edhe nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili beson se vëmendja nuk duhet të jetë te trajnerët e skuadrave.

“Janë lojtarët ata që luajnë. Ata janë talentet”, ka thënë ai për “Manchester Evening News”.

“Unë mendoj se ne duhet t’i eliminojmë konferencat për shtyp të trajnerëve. Do të ishte më mirë kështu. T’i lëmë lojtarët të luajnë. Ajo që po bëjmë ne nuk është asgjë, duhet t’i shmangim. Unë i bëj thirrje federatës që të qëndrojë tre ose katër muaj pas konferenca për shtyp”.

“Të shohim si luajnë lojtarët dhe të shkruajmë e të flasim për atë që shikojmë. Ndonjëherë, unë duhet të vij këtu dhe të shpjegoj atë që kanë parë të gjithë. Pse duhet ta bëj këtë? Futbolli është ajo që ndodh në fushën e lojës. Ju i jepni shumë merita trajnerëve, por duhet t’ia jepni lojtarëve”, ka përfunduar Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat