Cana, i dyti në historinë e Premier League

Futboll

Cana, i dyti në historinë e Premier League

Më: 11 janar 2018 Në ora: 00:12
Lorik Cana

Lorik Cana është renditur në listën e gazetës së mirënjohur The Guardian për sa i përket nacionaliteteve që kanë luajtur më shumë në Premier League pa shënuar gol.

Një numër i madh vendesh nuk kanë shënuar një gol në Premier League (53%). Dhe nga 97 shtete që kanë shënuar në Premier League, 15 kanë pasur vetëm një golashënues, dhe pesë prej atyre 15 shteteve kanë pasur vetëm një gol (Polonia ka dy golashënues me nga një gol secili).

Lista është frymëzuar nga goli i shënuar së fundmi nga qendërmbrojtësi i Liverpool Ragnar Klavan, i cili u bë estonezi i parë që gjen rrjetën në kampionatin anglez.

I pari është Al-Habsi nga Omani, megjithëse duhet përmendur se ai ka shënuar një autogol.

I dyti është Lorik Cana, legjenda e përfaqësueses shqiptare ka zhvilluar 31 ndeshje me Sunderland në sezonin 2009/10 por nuk arriti të gjente rrjetën në asnjë nga ato ndeshje.

Më poshtë keni listën e plotë:

1) Oman, 111 (Ali al-Habsi)
2) Albania, 31 (Lorik Cana)
3) Pakistan, 22 (Zesh Rehman)
4) Zambia, 20 (Emmanuel Mayuka 16, Collins Mbesuma 4)
5) Bolivia, 19 (Marcelo Martins Moreno 12, Jaime Moreno 7)
6) Cyprus, 9 (Nikodimos Papavasilou 7, Alexis Nicolas 2)
7) Equatorial Guinea, 4 (Emilio Nsue)
8) Lithuania, 3 (Tomas Danelevicius 2, Giedrius Arlauskis 1)
9) Cape Verde, 2 (Pelé 1, Cabral 1)
10=) Seychelles, 1 (Kevin Betsy)
10=) Faroe Islands, 1 (Gunnar Nielsen)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat