Hazard arrin marrëveshje me Real Madrid

Futboll

Hazard arrin marrëveshje me Real Madrid

Më: 11 janar 2018 Në ora: 08:28
Eden Hazard

Eden Hazard është i gatshëm të largohet nga Chelsea për të kaluar në Real Madrid.

Ylli belg, Eden Hazard ka refuzuar të vazhdojë kontratën e tij me Chelsean dhe është i gatshëm të transferohet në Real Madrid.

Hazard tashmë ka arritur marrëveshje me Realin për kalimin në Santiago Bernabeu gjatë verës së ardhshme.

Tashmë mbetet që vetëm dy skuadrat të merren vesh dhe të kompletohet transferimi.

Lojtari pritet të kushtojë rreth 100 milionë euro, pasi kontrata e tij përfundon në qershor të vitit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat