Skriniar: Te Interi sa më gjatë që është e mundur

Futboll

Skriniar: Te Interi sa më gjatë që është e mundur

Më: 11 janar 2018 Në ora: 08:57
Milan Skriniar

Milan Skriniar ka hedhur poshtë spekulimet për një largim nga Interi në të ardhmen e afërt.

Qendërmbrojtësi sllovak ka shkëlqyer që prej kalimit nga Sampdoria te Inetri gjatë verës.

Ai tashmë është lidhur me spekulime për transferim te Barcelona.

“A do të largohem nga Interi?”.

“Nuk mendoj kështu, unë jam i kënaqur aty ku jam dhe mendoj se do të vazhdoj të luaj aq gjatë sa është e mundur”.

“Synimi im për vitin 2018 është që të vazhdoj me këto performanca që të luaj sa më shumë ndeshje dhe të vazhdoj t’i ndihmoj ekipit”.

“Jam i kënaqur, shpresoj që të jem në gjendje të vazhdoj të bëj performanca të tilla. Po ashtu, shpresoj se Interi mund të fillojë mirë pas pushimit”.

“Ne ndaluam së shënuari, ndaluam së luajturi mirë, kemi pak një krizë, por mendoj se mund të dalim prej saj shumë dhe të rifillojmë me fitoret”, potencoi Skriniar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat