Zidane pranon se kontrata e tij “nuk do të thotë asgjë” pas ecurisë zhgënjyese

Futboll

Zidane pranon se kontrata e tij “nuk do të thotë asgjë” pas ecurisë zhgënjyese

Më: 11 janar 2018 Në ora: 11:24
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane pranoi se kontrata e tij te Real Madridi “nuk do të thotë asgjë”, ndërsa problemet e skuadrës që drejton vazhduan me një barazim në shtëpi, 2-2 kundër Numancias, skuadër e nivelit të dytë, në “Copa del Rey”, të mërkurën. Real Madridi ka avancuar me rezultatin total 5-2 (ka fituar 3-0 në ndeshjen e parë) në këtë kompeticion, por kjo fitore mbetet i vetmi sukses në katër ndeshjet e fundit.

Dhe me Real Madridin e distancuar me 16 pikë nga kryesuesja e La Liga-s, Barcelona, Zidane pranoi se pozicioni i tij është dobësuar. “Unë vetëm shkoj lojë pas loje, vit pas viti,– tha Zidane, i cili ra dakord për një marrëveshje të re në shtator. – Nuk mund të mendoj për dy apo tri vite poshtë vijës, pasi e di se si është këtu.

Madje edhe me një kontratë, nuk do të thotë asgjë. Nuk është e lehtë për lojtarët që luajnë më pak, kemi luajtur një lojë të mirë, ndoshta kemi mungesë të gazit në fund”. Por, Zidane, i cili bëri 10 ndryshime nga barazimi 2-2 në Vigo, pretendoi të jetë i kënaqur me performancën e ekipit të tij të ri, me Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Luka Modric midis yjeve të mbetura jashtë. “Jam i lumtur me atë që treguan lojtarët, – shtoi Zidane. – Kërkoj të qëndrojmë të relaksuar, pa probleme. Të gjitha pyetjet që mund të bëni për ecurinë tonë të keqe, apo çfarëdo e këtij lloji, mund të qëndrojnë. Por, ne jemi të bindur se do të ecim përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat